Duke zgjedhur një drejtues
21. prill e diel

“Hiqni dorë prej tyre; ata janë të verbër” Mateu 15:14 NIV

Ka shumë drejtues të mirë përreth—mos ki frikë për t’i ndjekur ata. Po përsa i përket “drejtuesve të verbër” për të cilët flet Jezusi? Ja ku ke disa shenja për t’i identifikuar dhe shmangur ata:

  1. Mungesa e elasticitetit. Drejtuesit e vërtetë kanë një frymë të mësueshme dhe një zemër shërbëtori. Ata gëzojnë në rritjen tënde dhe nuk kërcënohen nga zhvillimi yt. Ata nuk do të përpiqen që të “të mbajnë në fole” kur është e qartë që ti je gati të fluturosh.
  2. Elitarizmi. Kërko për sjelljen “vetëm-ne-kemi-të-drejtë”. Kur dikush nuk mund të pranojë dhe të ketë përbashkësi me anëtarë të tjerë të familjes së shpenguar të Perëndisë, ka diçka që nuk shkon. Fjala ekskluzive është shpesh një fjalë tjetër për paranojak.
  3. Grumbullues parash. Ky është standardi i Perëndisë për udhëheqësinë: “Jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë” (1 Pjetrit 5:2 NIV). Bibla gjithashtu thotë se udhëheqësit e mirë janë “të denjë për nderim të dyfishtë” (1 Timoteut 5:17 KJV), që do të thotë dy herë më shumë. Por ki kujdes nga ata që mësojnë se ti duhet ta mbjellësh farën tënde vetëm në fushën e tyre dhe askund tjetër.
  4. Llogaridhënia. Ki kujdes nga lloji i paprekshëm, “Unë-jam-i-vajosur-i-Perëndisë”. Pavarësisht se sa të pajisur me dhunti të jemi, të gjithë kemi zona të errëta dhe kemi nevojë për përballje dhe këshillim herë pas here. Salomoni tha: “Mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë” (Predikuesi 4:10 NIV).

Ja se çfarë tha Jezusi për drejtuesit fetarë të kohës së Tij: “Çdo bimë që Ati im qiellor nuk e ka mbjellë, do të shkulet me rrënjë. Hiqni dorë prej tyre; ata janë të verbër, prijës të verbërish; dhe në qoftë se një i verbër i prin një të verbëri tjetër, të dy do të bien në gropë” (Mateu 15:13-14 NIV). Kur zgjedh një drejtues, ti nuk ke nevojë për një ‘zonjë të parë’ të verbër; ti ke nevojë për një frymë shërbenjëse.