Bëhu i gatshëm të ndryshosh (2)
12. qershor e enjte

“Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit” Filipianëve 3:8

Duhet të jesh i gatshëm të paguash çmimin për ndryshimin. Dramaturgia dhe skenaristja Sidney Howard ka thënë: “Gjysma e të diturit se çfarë do është të dish se nga çfarë duhet të heqësh dorë para se ta marrësh”. Ndryshimi të kushton gjithnjë, nëse jo me para, atëherë me kohë, krijueshmëri dhe energji. Në fakt, nëse nuk të kushton asgjë, me shumë mundësi nuk është ndryshim i vërtetë! Ndërsa mendon se si t’i bësh ndryshimet që nevojiten në jetën tënde në mënyrë që të përmirësohesh dhe të rritesh, është e rëndësishme të përfshish se sa të kushton të ndryshosh dhe sa të kushton të qëndrosh njësoj. Kjo do të thotë se duhet të bësh detyrat e tua.  

Ndryshimi sjell rritje. Por mund të sjellë edhe pikëllim, vecanërisht kur të duhet të lësh disa gjëra në mënyrë që të marrësh të tjera. Çfarë do të të kushtojnë me të vërtetë ndryshimet që ti dëshiron? Pali shkroi: “Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin, dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit, që të njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij dhe pjesëmarrjen në mundimet e tij, duke u bërë vetë i ngjashëm me të në vdekjen e tij, që në ndonjë mënyrë të mund t’ia arrij ringjalljes prej së vdekurish. Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po vazhdoj të rend për ta zënë, sepse edhe unë u zura nga Jezu Krishti” (vargjet 8-12). Pyetja është: Sa shumë do që të ndryshosh – dhe a je gati të paguash çmimin?