Dëgjo zërin e Perëndisë
30. mars e shtunë

“Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë…” Zbulesa 2:11 NKJV

Ti mund të lexosh të njëjtin Shkrim në raste të ndryshme dhe do të të flasë në mënyra krejt të ndryshme. Filozofi grek Herakliti njihet për thënien: “Nuk mund të lahesh në të njëjtin lumë dy herë”. Dhe nuk mund të lexosh të njëjtin varg biblik në të njëjtën mënyrë dy herë. Ky është një amanet nga autori i tij qiellor. Dhe ndriçimi i Tij bazohet në diturinë e tij intime dhe të pafundme mbi rrethanat e tua, dëshirat e tua, frikërat e tua, të kaluarën tënde, personalitetin tënd dhe fatin tënd. Por duhet të marrësh pak kohë që të dëgjosh dhe të rrisësh ndjeshmërinë tënde ndaj asaj që Ai po thotë. Është një histori për një trajner muzike i cili punësohet për të punuar me këngëtarë opere të cilët nuk mund të arrinin disa nota të caktuara edhe nëse ato ishin brenda diapazonit të tyre vokal. Ishte një mister muzikor. Trajneri bëri provim intensiv me kordat e tyre të zërit, por nuk mund të gjente asnjë arsye se pse ata nuk mund t’i kapnin dot ato nota. Më pas, në një moment, ai provoi dëgjimin e tyre. Dhe ajo që zbuloi ishte se këta këngëtarë opere nuk mund të këndonin asnjë notë të cilën nuk mund ta dëgjonin. Problem nuk ishte këndimi. Problem ishte dëgjimi.

“Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë...”. Deri sa të dëgjosh zërin e Perëndisë, nuk do të jesh i aftë të këndosh këngën e Tij. Pse? Sepse nuk je në tonalitet. Ja se si futemi në kurth në stilet e jetës mëkatare dhe në cikle negative dhe zakone shkatërrimtare. Por kur ti e hap Biblën dhe e dëgjon me të vërtetë zërin e Perëndisë – zërin e Tij të dashur, zërin e Tij pranues, zërin e Tij të hirshëm, zërin e Tij dënues, zërin e Tij autoritar, zërin e Tij të fuqishëm – jeta jote fillon të harmonizohet me Frymën e Shenjtë.