Ji i duruar, Perëndia është në veprim
28. prill e diel

“Gjej kënaqësinë tënde në Zotin” Psalmi 37:34 NIV

Kur gjërat nuk ndodhin aq shpesh sa ne duam që të ndodhin, ne bëhemi anksiozë, të acaruar, të irrituar dhe negativë. Dhe nëse je një person që “i bën gjërat të ndodhin”, ti mund të nxitosh përpara Perëndisë dhe të futesh në telashe. “Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij” (Psalmi 37:23 TLB). Mendo për këtë: Nëse je duke ndjekur Zotin, ti nuk mund të shkosh më shpejt se sa Ai që po të drejton. Prandaj, hidhe hapin tjetër dhe beso se Ai do t’i zgjidhë gjërat për ty. Perëndia di atë që ti nuk e di. Në më të mirën tënde, ti je duke vepruar me njohuri të kufizuar.

A beson se hapat e tu po “drejtohen nga Zoti”? A beson se Ai ka një plan për jetën tënde? A beson se Ai kujdeset për ty dhe se ka në zemër më të mirën për ty? Nëse po, atëherë qëndron tek ky Shkrim: “Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën e tij, dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën” (Psalmi 37:34 TLB). Perëndia e di se çfarë po bën. Ai vepron sipas planit të Tij, jo tonit. Kur do të “të lartojë Perëndia me qëllim që ti të trashëgosh tokën”? Përgjigja: “në kohën e vet”.

Padurimi është një shenjë e dy gjërave:

  1. Papjekurisë. Foshnjat qajnë derisa i merr në krahë dhe fëmijët nuk duan të presin për asgjë. Por një prind i mençur e di se shpesh fëmija nuk është gati që të menaxhojë atë që po kërkon. 
  2. Dyshimit dhe mosbesimit. “Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara” (Hebrenjve 10:36 TLB).