Të bëhesh i ngjashëm do të thotë të jesh krijues
29. prill e hënë

“Që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të Tij” Romakëve 8:29 NKJV

Meqënëse Perëndia është Krijuesi dhe Shpenguesi ynë, ne jemi thirrur që të jemi “të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Tij” në të dyja kuptimet. Prandaj, të bëhesh më shumë si Krijuesi do të thotë të bëhesh më krijues. Kur ne e vemë në zbatim imagjinatën tonë të shenjtëruar për t’i shërbyer objektivave të Tij, ne po bëjmë atë që Perëndia bën më mirë dhe do më shumë. Dhe Ati ynë qiellor krenohet dhe gëzohet shumë në të. Ashtu siç ne gëzohemi me krijueshmërinë tek fëmijët tanë, po ashtu edhe Perëndia gëzohet për krijueshmërinë në ne. A e ke vënë re se sa shpesh Pslamet na thonë të këndojmë një këngë të re? Urdhërimi për të qenë krijues përsëritet jo më pak një dyzinë herësh. Sa më shumë që zbulon për Perëndinë, aq më shumë e do Atë. Dhe sa më shumë që e do Atë, aq më shumë ti ke nevojë për mënyra të reja për ta shprehur dashurinë tënde.

Shumë prej nesh nuk e klasifikojnë veten si krijues, por kjo ndodh për shkak se ne e përkufizojmë krijueshmërinë shumë ngushtë. Ne mendojmë për të sikur bëjmë një vepër arti, një shpikje të re ose një concept sipërmarrjeje. Por ky është një mendim i varfër. Krijueshmëria nuk është thjesht për artistët, shpikësit ose sipërmarrësit; ajo është jetësore në gjithë aspketet e jetës. Në kuptimin e saj të plotë, krijueshmëria është çdo përdorim i imagjinatës. Po, në të shkuarën ne mund ta kemi përdorur imagjinatën tonë për qëllimet e gabuara. Por me lindjen e re, imagjinata jote është shpenguar në mënyrë që ajo të përdoret për të përlëvduar Perëndinë. Nëse Perëndia është pafundësisht krijues dhe ne jo vetëm që jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tij, por jemi thirrur që të bëhemi të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Tij, atëherë krijueshmëria nuk është me zgjedhje. Ajo është një dimension i pjekurisë frymërore.