Nderoje Perëndinë dhe Ai do të të nderojë ty
5. maj e diel

‘Dhe pamja e të katërtit i përngjan asaj të një biri të Perëndisë” Danieli 3:25, NKJV

Vjen një kohë kur neve na duhet të përballim frikërat tona dhe të ngrejmë kryet për atë që e dimë se është e drejtë. Këtë bënë Shadraku, Meshaku dhe Abednego. Ata rrezikuan jetët e tyre kur nuk pranuan të përuleshin përpara idhullit të Nebukadnesarit. Ata mund të kishin arsyetuar: “Nga jashtë do të përulem, por jo përbrenda” ose “Do të shtirem sikur idhulli është Jehova”. Por ata qëndruan për atë që është e drejtë dhe kjo parapriu mrekullinë. “Atëherë mbreti Nebukadnetsar, i habitur, u ngrit me nxitim dhe filloi t’u thotë këshilltarëve të tij: “Nuk i kemi hedhur tre burrat të lidhur në mes të zjarrit?”. Ata u përgjigjën dhe i thanë mbretit: “Sigurisht, o mbret”. Ai foli përsëri: “Ja, unë po shoh katër burra të palidhur, që ecin në mes të zjarrit, pa pësuar asnjë dëm; dhe pamja e të katërtit i përngjan asaj të një biri të Perëndisë” (vargjet 24-25, NKJV).

Kur ti e vendos veten në një pozitë të pambrojtur, kjo parapërgatit Perëndinë që Ai të vijë. Por nëse Shadraku, Meshaku dhe Abednego do t’i ishin përulur idhullit:

  1. ata nuk do të kishin marrë rritje në detyrë, 
  2. populli hebre nuk do të kishte fituar status të mbrojtur në mbretërinë Babilonase, 
  3. adhurimi i idhujve do të kishte vazhduar në Babiloni dhe 
  4. Nebukadnesari nuk do ta kishte përjetuar takimin jetë-ndryshues me Perëndinë. “Nebukadnetsari filloi të thotë: ‘Qoftë i bekuar Perëndia i Shadrakut, i Meshakut dhe i Abednegos, që ka dërguar engjëllin e tij dhe ka çliruar shërbëtorët e tij, që kanë pasur besim tek ai … sepse nuk ka asnjë perëndi që mund të të shpëtojë në këtë mënyrë’. Atëherë mbreti bëri që Shadraku, Meshaku dhe Abednego të kenë mbarësi në krahinën e Babilonisë’” (vargu 28-30 NKJV). Duke nderuar Perëndinë sot, ti po e bën gati veten që Ai të të bekojë dhe të të nderojë.