Të kalosh nga dështimi në sukses (1)
6. maj e hënë

“Pikërisht sot Zoti do të të dorëzojë në duart e mia” 1 Samuelit 17:46, NIV

Kushdo që ka arritur diçka me vlerë i është dashur të dalë përtej mundësive. Problemi me shumicën prej nesh nuk janë mundësitë; është se ne nuk e vlerësojmë veten. Siç ka vërejtur R. H. Headlee: “Shumica e njerëzve mendojnë për gjëra tepër të vogla, synojnë shumë ulët dhe heqin dorë shumë shpejt”. Mundësitë në anën e Davidit për të mundur Goliathin nuk ishin të mira. Përveçse e përfshin besimin tek Perëndia, gjë që Davidi e bëri. Dëgjoji fjalët e tij: “Dhe unë do të të rrëzoj, do të pres kokën tënde” (vargu 46, NIV). Duket qartë që Davidi po synonte për lart. Dhe kur vjen puna tek ajo që Perëndia po të thërret të bësh, syno për lart. Mundësitë nuk kanë shumë rëndësi. Nëse bie gjatë rrugës nuk ka rëndësi. Ti re kur po mësoje të ecje apo jo?

Dr. Maxwell Maltz thotë: “Je kampion në artin e jetesës nëse arrin vetëm 65 përqind të qëllimeve të tua”. Nëse mundësitë tregojnë se do të bësh shumë gabime gjatë rrugës tënde drejt suksesit, ashtu qoftë. Për sa kohë që në fund del i suksesshëm, a nuk është kjo ajo që ka rëndësi? Mbaj mend: ‘Nëse në fillim nuk ke sukses – dije se je mbi mesataren!’. Për sa kohë që vazhdon t’i besosh Perëndisë dhe të përpiqesh, Ai do të të ndihmojë. Jakobi shkruan: Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan”. Pali shrkuan: “Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet” (Galatasve 6:9, NIV). Kur beson se Perëndia do që ti t’ia dalësh dhe ti ngulmon, kalon nga dështimi në sukses.