“Njeriu i matur nuk mburret me diturinë e tij” Fjalët e Urta 12:23 NLT
3. korrik e enjte
Të dish kur të flasësh
Nevoja e dikujt për të ditur nuk duhet të përcaktojë nevojën tënde për të folur. Kur një mik i Jezusit donte të ndalonte arrestimin e Ti, Jezusi tha: “A kujton ti, vallë, se unë nuk mund t’i lutem Atit tim, që të më dërgojë më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh?” (Mateu 26:53). Kur Jezusi qëndroi në hollin e gjykimit të Pilatit, ai nuk kishte pushtet; Jezusi kishte! Megjithatë, Bibla thotë se Jezusi “nuk e hapi gojën” (Isaia 53:7). Ai qëndroi atje dhe nuk tha asgjë. Pse? Sepse Ai nuk ishte në gjyq, Pilati ishte. Jezusi e dinte fatin e Tij dhe më e rëndësishmja, Ai e njihte Atin e Tij në mënyrë intime. Dhe kur ti e njeh Perëndinë, ti mund të përballosh çdo gjë me siguri – dhe të ndjehesh i lirë të mos thuash asgjë. Ndonjëherë, gjëja më e mençur që mund të thuash është: “Unë nuk e kam përgjigjen e duhur. Por do të mendoj, do lutem për të dhe pastaj do të komunikojn prapë me ty”. “Njeriu i matur nuk mburret me diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre” (Fjalët e Urta 12:23).
Kur njerëzit mezi presin për përgjigje, ata do të përpiqen të të bëjnë presion që të flasësh përpara se të kesh të gjitha faktet ose që të kesh pasur mundësinë të lutesh dhe ta shqyrtosh situatën me kujdes. Nëse i kërkon Perëndisë, Ai do të të tregojë se çfarë të thuash dhe kur ta thuash. Premtimi i Tij është: “Unë i vura fjalët e mia në gojën tënde dhe të mbulova me hijen e dorës sime” (Isaia 51:16). Krenaria thotë: “Mos qëndro gojëmbyllur; thuaj diçka!”. Dituria thotë: “Mos thuaj asgjë; qëndro aty!”. Me qetësi, kërkoji Perëndisë për mençuri. Një mendim prej Perëndisë mund ta zgjidhë problemin me shpejtësi.