Si të kesh paqe (3)
10. qershor e hënë

“Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd” Psalmi 119:165, NIV

Në mënyrë që të gjesh paqen e vërtetë, duhet të bësh dy gjëra:

1) Jeto sipas parimeve të Fjalës së Perëndisë. “Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd„. Paqja vjen kur ti jeton në harmoni me Perëndinë. Një makinë e re vjen me manualin e përdorimit. Të tregon se, që makina jote të punojë mirë, duhet të bësh gjëra të caktuara në kohë të caktuara. Po ashtu, Bibla është manuali yt për jetën. Përmban parime udhëzuese për financat, shëndetin, martesën, punën, marrëdhëniet e më shumë. Ashtu siç makina jote ecën më mirë kur ti e përdor sipas mënyrës si është bërë, po ashtu jeta jote do të shkojë më mirë kur ti e jeton sipas planit tëPerëndisë.

2)  Prano faljen e Perëndisë. Faji është shkatërruesi më i madh i paqes. Kur ne ndjehemi fajtorë, ne ndjehemi të përndjekur nga e kaluara jonë. Ja pse lexojmë për njerëzit të cilët pajtohen me një gabim që e kanë bërë tridhjetë vite më parë. Ata thonë: “Unë po jetoja në ferr gjithë ato vite dhe më duhet ta thosha”. E vetmja mënyrë për të patur paqe është që të kesh një ndërgjegje të pastër dhe vetëm Perëndia mund të ta japë këtë. “Cili Perëndi është si ti, që fal paudhësinë dhe e kapërcen shkeljen e mbetjes së trashëgimisë së tij? Ai nuk e mban përgjithnjë zemërimin e tij, sepse i pëlqen të jetë i mëshirshëm” (Mikea 7:18, NIV). Vër re, Mikea zbulon se Perëndia është i gatshëm dhe mezi pret që të të pastrojë. Është personaliteti i Tij. Ai pëlqen që të falë. Ai ka një fshirëse të madhe. “Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi” (1 Gjonit 1:9, NIV).