Si të kesh paqe (2)
9. qershor e diel

“Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota.” Gjoni 14:27 PHPS

Jezusi tha se paqja e Tij ishte një dhuratë. Kjo do të thotë se nuk ke nevojë të punosh për të dhe nuk mund ta fitosh atë. Nuk mund të parapërgatitesh për të dhe nuk mund të “përpiqesh shumë fort” për ta marrë atë. Jo, është një dhuratë që duhet ta pranosh me besim. Jezusi, gjithashtu, tha se paqja e Tij është e veçantë nga ajo që bota të jep. Në 3500 vitet e fundit, bota nuk ka patur luftë vetëm për 286 vite – kjo është më pak se 9 përqind. Paqja e kësaj bote nuk zgjat. Jezusi i tha dishepujve të Tij: Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë” (vargjet 27, PHPS). Ai i foli këto fjalë pak para se të shkonte në kryq.

Paqja e Perëndisë nuk vendoset nga rrethanat – është një “punë e brendshme”. A ke dëgjuar ndonjëherë dikë të thotë: “Duhet të largohem”? Kjo ndonjëherë njihet si kurë gjeografike. Ti mendon se nëse largohesh nga ku je dhe shkon diku tjetër, do të kesh paqe. Por nuk funksionon, sepse kudo që të shkosh, ti e merr veten tënde me vete. A ke qenë ndonjëherë aq i lodhur sa trupi yt ka rënë mbi krevat por mendja jote nuk fikej? Epo, mund të largohesh dhe të gjesh paqe! Si? Jezusi na ka dhënë zgjidhjen: “Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!” (Gjoni 16:33, NLT). Ku mund të gjesh paqe? Jezusi tha: “Në mua!”. Sot, kalo kohë me Të.