Bëj gjithçka për lavdinë e Perëndisë (1)
21. shkurt e shtunë
“Të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë” 1 Korintasve 10:31
Kur vjen puna tek thirrja jote, vër re keto gjëra: (1) Perëndia nuk thërret të kualifikuarin; Ai kualifikon të thirrurin. Perëndia do të të thërrasë që të bësh diçka në të cilën ti nuk je mjaftueshëm i zgjuar për ta realizuar. Një ëndërr e dhënë nga Perëndia do të jetë gjithmonë përtej aftësisë dhe burimeve të tua. Pse? Që të mund të mbështetesh tek Perëndia çdo ditë! Davidi tha: “Nëse Zoti nuk ndërton më kot lodhen ndërtuesit” (Psalmi 127:1). Jezusi tha: “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:5). Pali tha: “Jo se jemi të aftë prej vetiu të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë vjen nga Perëndia” (2 Korintasve 3:5).
(2) Në vend që të jesh kritikues, ji krijues. Shpesh kritika është thjesht një shpërblim për ata që janë shumë dembelë për të zgjidhur problemin për të cilin ankohen. Në vend që të kritikosh filma ose muzikë, prodho një film ose një album që është më i mirë se çfarëdolloj gjëje për të cilën ankohesh. Kritika më konstruktive quhet krijueshmëri. Ne duhet të njihemi më shumë për atë që mbështesim sesa për atë që jemi kundër. Kushdo mund të nxjerrë në pah problemet. Ne jemi të thirrur t'i zgjidhim ato duke shkruar libra më të mirë, duke filluar shkolla më të mira dhe duke hartuar legjislacione më të mirë. Dhe ne jemi të vajosur për ta bërë këtë! “Dhe, sa për ju, vajosja që keni marrë prej tij qëndron në ju dhe nuk keni nevojë që ndokush t'ju mësojë; por, duke qenë se vajosja e tij ju mëson çdo gjë dhe është e vërtetë e nuk është gënjeshtër, qëndroni në të ashtu sikurse ju mësoi” (1 Gjonit 2:27).

