Mos ji me dy mendje
19. shtator e premte

“Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti, sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta” Jakobi 1:7-8

Mos ji me dy mendje dhe të përpiqesh të mendosh në dy mënyra të ndryshme në të njëjtën kohë. Për shembull, ne vijmë në kishë për të marrë “diturinë që vjen nga lart” (Jakobi 3:17), më pas kthehemi nga kisha dhe marrim diturinë që vjen nga poshtë dhe përpiqemi t’i bashkojmë. Por nuk funksionon. Nuk mund të përziesh karburantin pa plumb me naftën. Nëse e bën, e ke prishur karburantin pa plumb për shkak të naftës – vetëm se duket si karburant nuk do të thotë se do të ndihmojë.

Si të krishterë, ne shkojmë në kishë të dielën për të marrë karburantin pa plumb dhe të hënën ne shkojmë në botë për të marrë naftën. Pastaj pyesim veten se pse kemi kaq shumë mundime. Le ta ilustrojmë në këtë mënyrë: kemi frekuencat AM dhe FM në radio: të dyja të ndryshme, të dyja të ndara. Kur i jep makinës, ti zgjedh se cilën do dëgjosh; nuk mund t’i dëgjosh të dyja në të njëjtën kohë, edhe pse i ke të dyja mundësitë. Bibla thotë: “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet. Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti, sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta” (Jakobi 1:5-8). Perëndia I përgjigjet një besimi që është me një mendje dhe i përqëndruar tek Fjala e Tij. Prandaj, fjala për sot është – mos ji me dy mendje!