Këngë çlirimi (1)
1. nëntor e premte
“Ti do të më rrethosh me këngë çlirimi” Psalmi 32:7
Psalmisti shkroi: “Ti je vendi im i strehimit, ti do të më ruash nga fatkeqësia, ti do të më rrethosh me këngë çlirimi”. Kur vijnë problemet, mund të kthehesh tek Perëndia dhe të fshihesh tek Ai. Si? Duke e rrethuar veten me këngë çlirimi. Ruth Ward Heflin na jep hartën drejt pranisë së Perëndisë: “Ti lavëdëron deri sa fryma e adhurimit të vijë, adhuron deri sa të vijë lavdia dhe qëndron në lavdi”. Dhe aty “çdo gjë është e mundur”.
Perëndia i tha Jeremisë: “Sepse unë vigjëloj mbi fjalën time që të ketë efekt” (Jeremia 1:12). Kjo përfshin rastet kur Fjala e Tij vihet mbi muzikë. Harpa që Davidi përdori për të adhuruar Perëndinë nëpër lëndina, ndërsa kulloste delet, ishte e njëjta harpë që Perëndia përdori për të çliruar mbretin Saul nga frymërat që e kishin ngecur në trishtim. Kjo nuk ishte hera e vetme kur Perëndia përdori një muzikant për të kryer një mrekulli. Kur populli i Judës ishte në rrezik për t’u zhdukur për shkak të thatësirës, Elija, profeti, tha: “Por tani më sillni një muzikant”. Por ndodhi që, ndërsa muzikanti i binte harpës, dora e Zotit u ndodh mbi Eliseun. Atëherë ai tha: “Kështu flet Zoti: ‘Gërmoni shumë gropa në këtë luginë’” (2 Mbretërve 3:15-16). Perëndia mbushi secilën prej këtyre gropave me ujë dhe i dha atyre një fitore spektakolare mbi armiqtë e tyre.
Këngëtarja Julie True thotë: “Në një nivel shpirtëror, muzika e tejkalon mendjen tonë dhe shkon drejt tek zemra, fryma dhe shpirti ynë. Prek në vende ku asgjë tjetër nuk mund t’i arrijë … Adhurimi hap qiellin dhe prek zemrën e Perëndisë”.