Të rrisësh fëmijë të mirë në një botë të trazuar (4)
14. maj e martë

“Mos provokoni për zemërim bijtë tuaj” Kolosianëve 3:21, NIV

Një pikë tjetër në hutimin prindëror është kjo:

4) Hidhërimi kundër të mirës. Çfarë është hidhërimi? Është një mospëlqim i fortë ose cinizëm. Si krijojnë prindërit hidhërim tek fëmijët e tyre? Merr parasysh nxitësit e mëposhtëm:

  1. Paqëndrueshmëria. Kjo ndodh kur je autokrat dhe autoritar një ditë dhe lejues ditën tjetër. Ajo që solli një qortim të fortë sot, sjell një buzëqeshje lejueshmërie nesër. Kështu, që fëmija yt kurrë nuk e di çfarë të presë.
  2. Ndryshimi i humorit. Sot je argëtues dhe i kënaqshëm, nesër je acarues dhe i ftohtë. 
  3. Paarsyeshmëria. Nuk ka hapësirë për diskutim, asnjë mundësi për fëmijët që të eksplorojnë ndjenjat e tyre. “Thjesht bëj atë që të them, sepse kështu them unë!”. Kështu, fëmijës nuk i jepet kurrë mundësia për të menduar përmes proçesit të arsyetimit.  
  4. Sjellja abusive. Mund të jetë fizike ose emocionale (mosdhënia e dashurisë tënde, trajtimi i heshjtes, refuzimi). Ose mund të jetë verbale (të bërtiturat dhe përdorimi i fjalëve që lëndojnë).
  5. Të thuash diçka por të bësh të kundërtën! Ti thua se ke besime të caktuara, por nuk i praktikon ato. Ti pret që fëmijët e tu të të respektojnë ndërsa ti tregohesh pa respekt ndaj të tjerëve. Ti pret ndershmëri nga fëmijët e tu, por ata të shohin duke mashtruar e gënjyer për t’ia dalë mbanë në jetë. Fëmijët janë vështrues të mprehtë – ata mund të mos shohin gjithçka, por jo shumë nga ato që ti bën u ikën vëmendjes së tyre. Ata shohin papërputhshmëritë e tua – kur ajo që ti thua nuk përputhet me atë që ti bën. Të gjitha këto sjellje mund t’i bëjnë ata të inatosur. “Mos provokoni për zemërim bijtë tuaj”. Mos i rrit ata që të bëhen të dekurajuar.