Lutu për një zbulesë të dashurisë së Perëndisë (1)
12. qershor e premte
“Dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri” Efesianëve 3:19
Në fushën e relativitetit të përgjithshëm, horizonti i ngjarjes është pika nga e cila nuk ka kthim. Është pika ku tërheqja gravitacionale bëhet kaq e madhe sa nuk mund të shpëtosh dot. Shembulli më i dukshëm është vrima e zezë—një objekt qiellor kaq masiv sa drita mund të hyjë brenda, por kurrë të mos dalë nga fusha e tij gravitacionale. Shpejtësia e shpëtimit e një vrime të zezë është më e madhe se shpejtësia e dritës, gjë që është e pamundur të tejkalohet. Pra, sapo të kalosh horizontin e saj, nuk ka kthim prapa.
Dashuria e Perëndisë është e ngjashme. Bibla thotë: “Perëndia është dashuri”. Impikimet e kësaj thënieje të vetme do të kërkonin gjithë përjetësinë për t’u kuptuar. Asgjë nuk të tërheq më fort dhe më gjatë sesa dashuria e Perëndisë. Dashuria është një horizont ngjarjeje dhe sapo ta kalosh, nuk mund të kthehesh prapa. Dhe kush do të donte të kthehej? Logjika nuk mund të të çojë te dashuria e Perëndisë. Dashuria e Tij është përtej logjikës—ajo është teologjike. Mënyra e vetme për të pranuar dashurinë e Perëndisë është përmes zbulimit shpirtëror. Pali shkroi: “Lutem që ju…të mund të kuptoni sa e gjerë, sa e gjatë, sa e lartë dhe sa e thellë është dashuria e Krishtit… që tejkalon çdo njohuri—që të mbusheni me të gjithë plotësinë e Perëndisë”. Dashuria e Perëndisë është e pa-matshme. Nuk mund të vendoset në një kuti, madje as në një kuti me madhësinë e universit. Dhe nëse universi nuk është i mjaftueshëm, dashuria e Perëndisë me siguri nuk mund të vendoset brenda kufijve të logjikës sonë njerëzore. Pra, si e vendosim atë në zemrat dhe mendjet tona? Përmes një zbulimi personal! Fjala për ty sot është: lutu për një zbulesë të dashurisë së Perëndisë.

