Për ta njohur Perëndinë, shqyrto atë që Ai ka bërë
2. prill e martë

“Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë” Romakëve 1:20 NIV

Fjala greke në Dhiatën e Re e përkthyer ‘dishepull’ do të thotë ‘njeri që mëson’. Sipas përkufizimit, një dishepull është dikush që nuk ndalon kurrë së mësuari. Ai ose ajo i shfrytëzon në maksimum njëqind miliard qelizat e trurit që Perëndia i ka dhënë. Ata vazhdojnë të pyesin, të kërkojnë dhe të trokasin (Shiko Mt. 7:7). Leonardo da Vinçi mbante me vete një bllok shënimesh kudo që shkonte. Disa kanë vlerësuar se ai i la piktorit Françesko Melzi, në testamentin e tij, katërmbëdhjetë mijë faqe me shënime. Thuajse shtatë mijë faqe ekzistojnë ende. Bill Gates bleu tetëmbëdhjetë faqe per $30.8 milion në 1994. Shënimet në pecetën e Da Vinçit varionin nga anatomia në botanikë, nga piktura në filozofi.

Një gjë që e bëri atë të jashtëzakonshëm është që ai i shkroi thuajse shumicën e tyre duke përdorur një teknikë të quajtur shkrimi pasqyrë. Ai shkroi në anën e kundërt në mënyrë që fjalët të mund të lexoheshin vetëm kur të reflektoheshin në një pasqyrë. Në ditët e fundit, përpara vdekjes së tij më 2 Maj, 1519, Leonardo i kërkoi falje Perëndisë dhe njeriut “se kishte lënë kaq shumë pa bërë”. Dhe ai vendosi që të vazhdonte të mësonte deri ditën që vdiq. Madje edhe në shtratin e vdekjes, Leonardo vëzhgonte dhe ndërlidhte, në detaje shkencore, natyrën dhe simptomat e sëmundjes së tij.

Prandaj, mos ndalo kurrë së mësuari, sepse kjo gjë përlëvdon Perëndinë për arsyet e duhura. Dhe arsyeja e duhur është që të njohësh Atë në mënyrë që ta duash Atë edhe më shumë. Jeto sikur do të vdesësh nesër – por vazhdo të mësosh sikur do të jetosh përgjithmonë. Në fund të fundit, si një fëmijë i shpenguar i Perëndisë, ti do të jetosh përgjithmonë.