Ti mund të ndryshosh
9. tetor e mërkurë
‘Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon’ Filipianëve 4:13
Librat për vetë-ndihmesën ndonjëherë pretendojnë se mund ta ndryshosh jetën tënde me pesë ose dhjetë hapa të thjeshtë. Duhet akoma më shumë se kaq për të bërë ndyshime të rëndësishme dhe që zgjasin në jetën tënde. Së pari, ndryshimi vjen duke u mbështetur në një fuqi më e madhe se e jotja – fuqia e Perëndisë. Pali shkruan: ‘Unë di të jem i përunjur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë. Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon’ (Filipianëve 4:12-13).
Së dyti, ndryshimi vjen nga puna e fortë dhe mundimi i qëndrueshëm dhe i vendosur. ‘Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet’ (Galatasve 6:9). Kryesorja është që të kuptosh se një ditë e keqe nuk të bën ty një dështim; nuk zgjat, është thjesht një ditë e keqe. Pasi të kesh kaluar një, dhe të gjithë prej nesh e kanë kaluar, ti thjesht fillon në rrugën e duhur ditën tjetër. Mos u dorëzo! Jeta është një sekuencë e ngritjeve dhe uljeve, ndalimeve dhe fillimeve. E nesërmja është një ditë e re. Ajo që është e rëndësishme tani është që të ringjallësh premtimet e tua për të bërë ndryshime në jetën tënde dhe të fillosh nga vendi ku e le.
Nëse të duhet, kërko faljen e Zotit, fal veten dhe fillo të ecësh përpara përsëri. Bëje qëllimin tënd përqëndrimin tënd, jo faktin që ti rrëshqite. Lëre pas dhe vazhdo të ecësh. Kupto që herës tjetër ti do të përballesh me një situatë të vështirë – dhe ka për të ndodhur – por me fuqinë e Perëndisë mund t’ia dalësh mbanë më mirë.
Mirënjohje
9 Tetor: Jakes, 64 Mësime Për Një Jetë Pa Kufij 11-13.