Lutu për një “përparim dhembshurie”
21. nëntor e martë
“Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin” Kolosianëve 3:12 NLT
Poeti Henry Wadsworth Longfellow shkroi: “Nëse ne do mund të lexonim historinë sekrete të armiqve tanë, ne do të gjejmë në jetën e secilit prej tyre pikëllim dhe vuajtje mjaftueshëm për të ndaluar çdo armiqësi”. Në dokumentarin e tij mbi luftërat e shekullit të njëzetë. Jonathan Glover i referohet asaj që ai e quan “përparim dhembshurie”. Edhe në situatë lufte, veprat e dhembshurisë i tejkalojnë konfliktet. Shumica e përparimeve të dhembshurisë, sipas Gloverit, nxiten nga kontakti sy më sy, dhe ky kontakt sy më sy zëvëndëson luftimin trup më trup.
A ke parë ndonjëherë një përparim dhembshurie? Nëse jo, lutu për një të tillë. Është një moment kur tendenca jote për të urryer tejkalohet nga vullneti yt për të dashur. Një moment kur dhembshuria proaktive mposht inatin negativ. Një moment kur je më i shqetësuar për dhimbjen e dikujt tjetër sesa për tënden. Këto janë momente kur ti zbulon se çfarë do të thotë vërtet që ta duash Zotin me gjithë zemër. Është më e thjeshtë të sillesh si i krishterë se sa të reagosh si i tillë. Çdokush mund të aktrojë. Por reagimet e tua tregojnë se çfarë ke vërtet në zemër. Dhe nëse e do Perëndinë me gjithë zemër, nuk do të kesh vetëm sjelljen e tillë. Do të reagosh.
Apostulli Pjetër e thotë kështu: “Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin, duke duruar njëri-tjetrin dhe duke falur njëri-tjetrin, në qoftë se dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju. Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë” (vargjet 12-14 NLT).