Rrëfimi i besimit tim të përditshëm (1)
20. Shtator E Mërkurë

‘Jezusi, duke u përgjigjur…çdo gjë që të thotë do t'i bëhet’ Marku 11:22-23 NKJV

Jezusi na mësoi se kur flasim Fjalën e Tij me besim, do të 'kemi' gjithçka që kërkojmë. Ky është një besim i fuqishëm! Kur ti flet Fjalën e gjallë të Perëndisë mbi situatën tënde, është sikur të ndezësh  një dritë; fuqia e Tij aktivizohet dhe premtimet e Tij fillojnë të bëhen realitet në jetën tënde. Prandaj, fillo çdo ditë duke folur Fjalët e mëposhtme mbi jetën tënde: 1) ‘Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të’ (Psalmet 118:24 NKJV). Rrëfimi: ‘Zot, të falenderoj për dhuratën e kësaj dite. Do të festoj mirësitë e Tua dhe do të gëzoj çdo moment të saj’. 

2) ‘Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote’ (Vajtimet 3:22-23 NKJV). Rrëfimi: ‘Zot, sot do të mundohem të Të nderoj në gjithçka që bëj. Dhe nëse dështoj dhe bëj gabime, do të ec ende në mëshirën dhe hirin Tënd’.

3) ‘Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt.’ (Isaia 50:4 NKJV). Rrëfimi: 'Zot, do të di ç'të them sepse më ke mësuar dhe më ke dhënë gjuhën e të mësuarit'.

4) ‘Çohu, sepse kjo është dita që Zoti e dorëzoi Siseran në dorën tënde’ (Gjyqtarët 4:14 NKJV). Rrëfimii: 'Zot, pavarësisht  çfarë vjen sot në rrugën time, Ti do të më mbrosh  dhe do të më justifikosh. Prandaj, këtë ditë do të eci në gëzimin, favorin, mëshirën, udhëzimin, mbrojtjen dhe bekimin Tënd'.