Fillo herët
17. Shtator E Diel

‘Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë’ Fjalët e Urta 22:6, KJV

Bibla thotë: ‘Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket’ (v. 6) Shikoje me vëmëndje fjalën 'fëmijë'. Qofsh ti një prind, kujdestar, mësues apo një model për t’u ndjekur, duhet të fillosh herët kur: 1) Vullneti i tyre është i punueshëm. Një degëz është shumë më e lehtë për t’u përkulur se një trung. Në vitet e hershme, vullneti i fëmijës është si argjilë e butë, i përshtatshëm dhe i punueshëm. Eshtë kur janë të vegjël që duhet të 'tregosh rrugët e tyre', sepse kur rriten, 'rrugët e tyre janë të vendosura'. Fjala hebraike 'rrit' ka të bëjë me rritjen e nje peme kacavjerrëse në një formë ose drejtim të caktuar. Nëse rri në pritje, do të jetë shumë vonë!

2) Ka ende shpresë. ‘Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij’ (Fjalët e Urta 19:18, NKJV). Kur një prind thotë: 'Fëmijët e mi janë të pashpresë', ti shpesh zbulon se ata prindër nuk i mësuan fëmijët e tyre kur ende kishte shpresë. Dëgjo urgjencën në zërin e Salomonit: ‘Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë’ (Fjalët e Urta 13:24, NKJV). Fjala hebraike për 'menjëherë' ka të bëjë me agimin ose herët në mëngjes. Prandaj, fillo herët! Ndoshta tani në shtëpinë tënde ka një fëmijë të vogël që ti mendon se është një engjëll. Por një ditë këmbët e tij do të rriten, krahët do t’i bëhen më të shkurtra dhe ndonjëherë një 'engjëll' i vogël madje mund të shfaqë edhe brirë. Kur një fëmijë është i vogël dhe më i aftë dhe gati për të dëgjuar këshillën dhe udhëzimet e tua, mësoje dhe rrite atë se si të jetojë në rrugën e Zotit. Nëse e bën këtë, kurrë nuk do të pendohesh.