“Kishte dhembshuri”
28. nëntor e premte
“Kishte dhembshuri për to” Mateu 9:36
A po i thoshte Perëndia atij të qëndronte në Londër në vend që të shkonte në Kinë? Thomas Barnardo kishte shkuar në Londër për trajnim si misionar, vetëm kur një fëmijë dhjetë vjeçar i tregoi atij një çati ku po flinin njëmbëdhjetë djem të pastrehë. Barnardo “pati dhembshuri” dhe shkoi të kërkonte strehë të përkohshme për ta. Xhiro të tjera gjatë mesnatës zbuluan akoma më shumë të rinj të pastrehë – deri në shtatëdhjetë e tre në një natë. Kina duhej të priste; Perëndia i kishte dhënë atij Londrën. Barnardo shiti rreth treqind mijë kopje të Shkrimit nëpër bujtina dhe pazare për të ngritur fonde për punën e tij me fëmijët. Ai shpesh përndiqej sepse i mbronte ata, madje edhe duke u dëmtuar fizikisht.
Kur një epidemi kolere goditi Londrën në vitin 1866, ai punoi pa pushim, duke parë me mijëra që vdisnin. Disa njerëz mund të hiqnin dorë nga dekurajimi, por jo Barnardo. Me kalimin e kohës ai hapi “Shtëpinë për Djemtë e Varfër” dhe më vonë, një “Fshat për Vajzat”. Përgjatë dekadave të ardhshme, ai ndërtoi shumë shtëpi dhe fshatra të cilat kujdeseshin për gati gjashtëdhjetë mijë fëmijë të braktisur dhe u bë i njohur si “babai i fëmijëve të askujt”. Dhe i lumtur, ai jetoi mjaftueshëm sa pa shtatëmbëdhjetë nga fëmijët që shpëtoi të rriteshin dhe të shërbenin duke e çuar ungjillin në toka të huaja. Ti thua: “Si mund të jem i sigurt se Perëndia po më thërret për një nevojë specifike?”. Do ta kuptosh sepse do të kesh dhembshuri. “Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari. Atëherë ai u tha dishepujve të vet: ‘E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak. Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij’” (vargjet 36-38).

