Qëndro vetëm me Perëndinë (1)
17. korrik e enjte
“Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut” Marku 1:35
Për t’u rritur shpirtërisht, duhet të qëndrosh vetëm me Perëndinë. Kur hyn në praninë e Tij, duhet të kesh këto qëndrime: (1) Pritja. Prit që të japësh dhe të marrësh nga koha juaj së bashku. Bëje një kohë intimiteti. Është e pamundur që të kryesh vepra dashurore në publik; intimiteti kërkon që të jesh vetëm me atë që do. Bibla flet për Krishtin si dhëndri dhe për ne si nusja e Tij (shiko 2 Korintasve 11:2). Mendo për pritjen dhe gëzimin që ndjen në momente të tilla.
(2) Nderimi. Mos u nxito të futesh në praninë e Perëndisë. Përgatite zemrën tënde duke qëndruar i qetë para Tij dhe ta lësh heshtjen të largojë mendimet e botës. Kujtoji vetes se kë po takon – Perëndinë! Ai që është “i denjë … të marrë lavdinë, nderimin dhe fuqinë” (Zbulesa 4:11). (3) Vigjilenca. Shtrihu për të fjetur herët që të jesh mirë për ta takuar Perëndinë në mëngjes. Ai meriton gjithë vëmendjen tënde. Jepi Atij pjesën më të mirë të ditës tënde – atëherë kur je më i freskët. Ndiq shembullin e Krishtit: “Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut”. Hudson Taylor vëzhgoi me zgjuarsi se instrumentet nuk akordohen pas koncertit, por para.
(4) Gatishmëria. Është thelbësore që ti të mos hysh në kohën tënde të qetë për të vendosur se çfarë do bësh ose jo, por me qëllimin për të bërë çdo gjë dhe gjithçka që Perëndia do të bësh. Gjoni thotë: “Dhe ç'të kërkojmë, e marrim nga ai, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij” (1 Gjonit 3:22). Kur je vetëm me Perëndinë, ndaje mendjen që të bësh çdo gjë që të thotë Ai.