Duke përjetuar paqen e Perëndisë
24. prill e premte
“Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri” Jobi 22:21
Brenda pak sekondash, jeta e Vikit u shkatërrua. Si një artiste trapezi, ajo humbi kontrollin e shufrës së fluturimit dhe ra me kokë në rrjetë. Ajo theu qafën midis vertebrës së pestë dhe të gjashtë dhe u paralizua, duke u bërë tetraplegjike. Tre vjet pas aksidentit, ajo kishte rënë në dëshpërim të thellë dhe keqardhje për veten, e vendosur t'i jepte fund jetës së saj. Përpjekja e saj dështoi dhe ajo përfundoi në një spital psikiatrik. Në përvjetorin e katërt të rënies së saj, ajo dhe burri i saj u ndanë dhe hidhërimi filloi.
Një ditë, një asistente kujdesi në shtëpi u caktua për të ndihmuar Vikin. Emri i saj ishte Mae Lynne, një e krishterë e fortë që e prezantoi Vikin me Jezu Krishtin dhe Biblën. Viki filloi të mësonte si të qëndronte e vendosur në besimin e saj dhe të ecte në bindje ndaj Perëndisë. Përveç kësaj, një pastor i mësoi me besnikëri Fjalën e Perëndisë për dy vjet. Pastaj Viki filloi një shërbesë inkurajimi duke u shkruar letra çdo javë të burgosurve dhe të tjerëve me aftësi të kufizuara. Sa më shumë gëzim u sillte atyre, aq më shumë e përjetonte vetë. Ajo bën shaka duke thënë: “Tektraplegjikët nuk duhet të kenë kaq shumë gëzim, apo jo?”. Viki ende përdor një karrige me rrota, ndonjëherë i merren mendtë dhe ka probleme me frymëmarrjen herë pas here. Por ajo ka një paqe dhe forcë të thellë të brendshme për shkak të marrëdhënies së saj me Jezusin. Edhe ju mund ta keni atë.
Jobi tha: “Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie. Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde. Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh” (Jobi 22:21-23).

