Ti mund të fitosh mbi gjërat që të minojnë
19. gusht e mërkurë
“Armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë” 2 Korintasve 10:4
Problemi i sotëm nuk është domosdoshmërisht problem të nesërmes. Mos e burgos veten duke e marrë atë me mend. Rezistoji vetë-etiketimit: Unë jam vetëm një njeri që shqetësohet.” “Thashethemet janë dobësia ime.” “Babai im ishte një pijanec; kam frikë se do vazhdoj traditën.” ndalo! Këto fjalë krijojnë aleanca me djallin. Ato i japin atij hyrje në shpirtin tënd. Nuk është vullneti i Perëndisë që tit ë jetosh një jetë të mposhtur, të palumtur. Mbylle veshin ndaj zërave të vjetër dhe bëj zgjedhje të reja. “Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë.” (Psalmi 16:6). Jeto trashëgiminë tënde, jo rrethanat e tua. Perëndia të ka premtuar tashmë fitore dhe ka siguruar për ty armët me të cilat të luftosh. “Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit, sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat” (2 Korintasve 10:3-4).
Si mposhti Jozueu Jerikon? Duke përdorur strategjinë e Perëndisë: “Merrni arkën e besëlidhjes dhe shtatë priftërinj të mbajnë shtatë bori prej briri të dashit përpara arkës së Zotit" (Jozueu 6:6). Arka e besëlidhjes ishte simboli i pranisë së Perëndisë. Jozueu e vendosi atë në mes të procesionit. çdo aktivitet sillej rreth Perëndisë. Sekreti i fitores është ta mbash Perëndinë në qendër në jetën tënd, duke përdorur armët e adhurimit, Shkrimit dhe lutjes. Përdor çdo mjet që Perëndia ofron: mësimin përmendësh dhe përsëritjen e Shkrimit. Fike TV-në dhe hape më shumë Biblën. Shqetësohu më pak dhe lutu më shumë. Ti mund të fitosh mbi gjërat që të minojnë duke iu afruar përditë pranisë së Perëndisë..

