Çfarë mund të bëj?
1. Qershor E Enjte

‘Për të shpallur çlirimin e të burgosurve’ Luka 4:18 NKJV

UNICEF vlerëson se thuajse 2 milion fëmijë dhe të rinj shfrytëzohen në të gjithë botën në tregtinë e seksit çdo vit – që i bie çdo katër minuta. A mund ta imagjinosh se çfarë do të bënin qeveritë e botës nëse një qytet prej dy million banorësh do të zihej rob dhe do të shfrytëzohej e do të abuzohej çdo ditë? Nëse mendon se kjo është diçka e keqe, ja ku ke një statistikë që duhet të ta prekë fort zemrën e të të ulë në gjunnjë: vetëm 1 përqind e atyre që rrëmbehen për tregtinë e seksit shpëtohen prej saj! Ti thua: ‘Po përsa i përket 99 përqindëshit?’. Kur ato arrijnë një moshë që nuk u hyjnë më në punë tutorëve të tyre ose sëmuren e s’mund të punojnë më ose mbeten shtatzënë ose marrin ndonjë sëmundje, ato hidhen në rrugë si plehra. Këta janë ‘të plagosurit që ecin’, që mbartin plagë emocionale dhe mendore dhe vuajnë me pasojat për gjithë pjesën tjetër të jetës.

Mbase ti po mendon: ‘Është e trishtë dhe tronditëse, por lavdi Perëndisë që nuk janë fëmijët apo nipërit e mbesat e mia’. Po vërtet, lavdi Perëndisë! Por si një fëmijë i shpenguar i Perëndisë ti ke përgjegjësinë që kjo çështje të të interesojë. Jezusi tha se Ai erdhi për ‘për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve…për të çliruar përsëri të shtypurit’ (v. 18, NKJV). Kjo do të thotë, që në vend që ta shmangësh problemin, ti duhet të ndërgjegjësohesh, të alarmohesh dhe të hidhesh në veprim. Prandaj fol! Fillo duke u lutur për këtë gjë. Mbështeti shërbesat që janë të përfshirë në të. Në këtë mënyrë, ti do të jesh në gjendje që të qëndrosh përpara Perëndisë një ditë dhe të thuash: ‘Zot, unë bëra atë që munda për atë gjë!’.