“Duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë” Kolosianëve 1:10
15. shtator e martë
Ti je thirrur të bësh “vepra të mira”
Shumë njerëz e dinë se si Helen Keller e kapërceu sfidën e vështirë fizike të mbetjes pa dëgjim, pa të folur dhe pa shikim, pasi u prek nga ethet që foshnjë, dhe se si ajo përfundimisht mësoi të komunikonte duke mësuar shkrimin Braille. Jeta e saj frymëzoi miliona njerëz. Një nga admiruesit e saj më të zjarrtë ishte shkrimtari Mark Tëain. Që nga fëmijëria e saj, ajo u ftua të vizitonte çdo president në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se sa fort punoi Helen si e rritur. Pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera nga Kolegji “Radcliffe”, ajo punoi për të ndihmuar të tjerët deri në vdekjen e saj në moshën tetëdhjetë e tetë vjeç. Ajo shkroi shumë artikuj. Mbajti ligjërata për Fondacionin Amerikan për të Verbërit dhe mblodhi miliona dollarë për ta. Në ditëlindjen e saj të tetëdhjetë, asaj iu dha Çmimi Ndërkombëtar “Helen Keller” për ata që ofrojnë ndihmë të jashtëzakonshme për të verbërit.
Në Bibël, Pali u lut për të krishterët e Kolosit: “Që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t'i pëlqeni atij në çdo gjë” (Kolosianëve 1:10). Dhe ai u dha atyre dy mënyra se si mund ta bënin këtë: “Duke dhënë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë.” Besim dhe vepra; të ecurit në frymë dhe shërbim; shërbim ndaj Zotit dhe përmbushje e nevojave të të tjerëve. Kështu jetoi Helen Keller. Ti thua: “Por qëllimi im është t’i pëlqej Zotit dhe jo njerëzve.” Ja se si e bën këtë: “Duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit” (Efesianëve 6:7). Shkrimtari i himneve Charles Meigs shkroi: “Të tjerët, o Zot, po, të tjerët, le të jetë kjo motoja ime. Më ndihmo të jetoj për të tjerët, që të jetoj si Ti.”

