“Hija” nuk të vret dot
23. tetor e enjte

“Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua” Psalmi 23:4

Një pastor shkruan: “Predikuesi i madh Dr. Donald Grey Barnhouse, të cilit i vdiq gruaja e parë, po i jepte makinës me fëmijët pas funeralit. Një nga fëmijët tha: ‘Babi…ku shkoi mami? Nuk e di çdo të thotë që vdiq’…Fiks atëherë, një kamion i madh kaloi pranë dhe bëri hije mbi makinë. Ai tha: ‘Fëmijë, a do të donit të ishit goditur nga kamioni apo nga hija?’…Më pas tha: ‘Fëmijë, kur vdes pa Krishtin, je goditur nga kamioni. Kur vdes me Krishtin, je goditur vetëm nga hija’”.

Pali shkruan: “Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë. Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur. Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin. Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë. (1 Thesalonikasve 4:13-18).