Pse s’mund të punojmë së bashku? (4)
7. korrik e hënë
“Duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes” Efesianëve 4:3
Një zonjë i tha mikeshës së saj: “Unë dhe burri im kemi një martesë shumë të lumtur. Nuk ka asgjë që nuk do bëja për të dhe nuk ka asgjë që ai nuk do bënte për mua. Dhe kështu ne ecim në jetë – duke mos bërë asgjë për njëri-tjetrin!”. Ne qeshim me këtë, por nuk është aq për të qeshur kur është e vërtetë. Ky qëndrim shtron rrugën për katastrofën në martesë, punë, kishë, marrëdhëniet personale dhe kudo tjetër. Shpesh njerëzit i bashkohen një skuadre sa për përfitimin e tyre – ata duan mbështetës që të marrin të gjitha vlerësimet për vete. Por në fund, ky qëndrim jo vetëm që lëndon ata, por edhe njerëzit me të cilët ata punojnë dhe zvogëlon rezultatet që mund të kishte patur.
Presidenti Woodrow Wilson pohoi: “Nuk je këtu vetëm sa për të jetuar. Je këtu për ta bërë botën të jetojë me më shumë bollëk, vision më të madh, me një shpirt më të mirë të shpresës dhe arritjes. Je këtu për ta pasuruar botën dhe të varfërosh veten nëse e harron detyrën tënde”. Ja një deklaratë e vërtetë: Kur i përdor njerëzit, i shfrytëzon dhe i vë përpara, domosdoshmërisht ke për të dështuar në jetë. A është e thjeshtë të punosh me të tjerët dhe të shkosh gjithmonë mirë me ta? Ndonjëherë po, ndonjëherë jo. Ja pse Pali shkruan: “Duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes”. Duhet të punosh me të. Kur dikush të kritikon, shpërbleja me një compliment. Kur dikush ankohet, gjej diçka për të qënë mirënjohës. Kur dikush duket krenar, kujtoji se qëllimi I përbashkët për të cilin po punoni është më i madh se një individ.