Vazhdo të marshosh dhe të besosh
9. shtator e mërkurë
“Bërtisni, sepse Zoti ju dha qytetin!” Jozueu 6:16
Jeriko përfaqësonte fortesën më të madhe në Kanan dhe duhej pushtuar përpara se Izraeli të hynte dhe të zotëronte tokën. Kështu, Perëndia u tha atyre të rrotulloheshin rreth mureve të tij një herë në ditë për gjashtë ditë me rradhë dhe shtatë herë në ditën e shtatë. Në ditën e shtatë, “Jozueu i tha popullit: ‘Bërtisni, sepse Zoti ju dha qytetin!’”
A ka ndonjë fortesë në jetën tënde? A ndihesh i/e dekurajuar, duke menduar se ke luftuar për një kohë të gjatë pa asnjë shenjë fitoreje? Mund të jetë dukur kështu edhe për hebrenjtë. Vëre se Perëndia i tha Jozueut se muret do të rrëzoheshin në ditën e shtatë, por Jozueu nuk ua tha popullit. Ata thjesht duhej të vazhdonin të ecin. Dhe Zoti nuk na tregon gjithçka gjithashtu! Përmes shkrimit të Palit, Ai na inkurajon: “Qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin” (1 Korintasve 15:58). Prandaj vazhdo të ecësh, vazhdo të lutesh dhe vazhdo të besosh. Për gjithçka që di, kjo mund të jetë dita kur muret e Jerikos tënde do të rrëzohen. Mund të jesh vetëm disa hapa larg një momenti të tillë: “Dhe ndodhi që, kur populli dëgjoi tingullin e borive, nxori një britmë të madhe dhe muret u rrëzuan duke u shëmbur. Populli … e shtiu në dorë atë (qytetin)” (Jozueu 6:20). Vetëm muret që i mbanin larg u bënë gurë këmbimi drejt fitores. Prandaj vazhdo të marshosh dhe të besosh. Rrëzoji fortesat e tua me armët shpirtërore të adhurimit: Shkrimin dhe lutjen. Është vetëm çështje kohe para se Jeriko yt të rrëzohet.

