Këshilla për vjehrrit
22. tetor e mërkurë

“Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm” Zanafilla 2:24

“1) Kur fëmijët e tu vendosin të martohen, tregohu armiqësor ndaj personit që kanë zgjedhur. Në fund të fundit, do të thotë më pak dashuri për ty, kështu që ke të drejtë ta urresh. 2) Prit që ata ‘ti kalojnë fundjavat dhe pushimet me ty dhe sillu sikur je lënduar kur nuk e bëjnë. 3) Nëse ata kanë probleme me partnerin e tyre, inkurajoi që të kthehen në shtëpi. Dhe kur ta bëjnë, dëgjoji ankesat e tyre dhe trego gabimet që ata mund të kenë bërë. Mbaj mend, pikat e ujit mund ta gërryejnë dhe gurin.  

4) Nëse kanë probleme financiare, shpëtoji. Kërko, merr borxh ose vidh, por bëji të kuptojnë se për sa kohë që je gjallë, ata nuk do të ngelen kurrë pa para. 5) Nëse kanë probleme me pijen apo drogën, thuaji se e ka fajin partneri. Në fund të fundit, gjithmonë dikush e ka fajin. 6) Nëse ata kanë një mundësi për të zhvilluar karrierën që i çon në një qytet tjetër, thuaji se ‘familja’ është më e rëndësishme se paraja dhe se Perëndia do të ndëshkojë që nuk kanë nderuar urdhërimin ‘ndero nënën dhe babanë tënd’. 7) Nëse ka nipër e mbesa të përfshirë, llastoji. Dhe nëse prindërit nuk janë dakord, thuaji të mos përfshihen; në fund të fundit, për çfarë janë nipërit e mbesat? 8) Nëse fëmija yt bën debat me partnerin e vet, hidhi benzinë flakës. Besnikëria e familjes është diçka e bukur; me pak punë, mund ta kthesh një zënkë të vogël në një sherr të madh dhe të shkatërrosh një martesë.”