Duke dalluar zërin e Perëndisë
15. Tetor E Premte

‘Fol, o Zot, sepse shërbëtori yt të dëgjon’ 1 Samuelit 3:9 NKJV

 

Si një djalë që punonte në tempull, Samueli nuk e dalloi zërin e Perëndisë kur Ai i foli atij. Por më vonë, si një profet, veshi i tij ishte porta përmes  të cilit Perëndia i foli një brezi të tërë. Të mësosh të dallosh zërin e Perëndisë nuk është një aftësi që arrihet brenda natës, sepse Ai na flet në kohë të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe në mjedise të ndryshëm.

Të dallosh zërin e Perëndisë:
1) Kërkon për pjekuri frymërore. Jezusi tha: ‘Delet e ndjekin, sepse njohin zërin e tij’ (Gjoni 10:4 NKJV). Shënim: Ai tha delet e Tij, jo qengjat e Tij, janë ata që e njohin zërin e Tij. Qengjat ndjekin delet e rritura derisa u piqen ndjesitë. Kjo do të thotë se ka hir për të papjekurit. Prandaj, nëse veshët e tu frymërorë nuk janë zhvilluar ende, Perëndia do të punojë me ty derisa ata të zhvillohen.

2) Do të thotë të mos jesh i kufizuar prej përvojave të tua të mëparshme. Kur Perëndia i foli Moisiut, një mal u tund, ndërsa Ai i foli Elias në një zë të qetë, të ulët. Mos e kufizo Perëndinë dhe mos u përpiq që ta kuptosh Atë. Ai mund të të flasë përmes Biblës tënde, përmes atyre që janë të kualifikuar për ta dhënë mësim Fjalën e Tij, përmes një kënge, përmes një situate të dhimbshme dhe përmes mendimeve dhe dëshirave të tua kur ti i nënshtrohesh Atij. Çelësi është të qëndrosh ngushtë me Perëndinë dhe ta mbash marrësin tënd të sintonizuar.

3) Do të thotë të jesh i bindur: Davidi tha: ‘Unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd’ (Psalmi 40:8 NLT). Kur vjen puna që të dallosh zërin e Perëndisë, a është përgjigjia jote: ‘Kur ta dëgjoj atë’; ‘Nëse do ta përshtasja atë’; ‘Do të mendoj për të’? Lexo këtë: ‘Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t’i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime’ (Jobi 36:11 NKJV).