Sot, praktiko përulësinë
14. Tetor E Enjte

‘Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet’ Mateu 23:12 NLT

 

Pali kishte njërën prej shërbesave më të mëdha që bota ka njohur deri më sot, e megjithatë ai tha për veten: ‘Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari’ (1Timoteut 1:15 KJV). Kur njerëzit i thoshin Palit se sa i madh ishte ai, ai qëndroi i përulur duke kujtuar se kush kishte qenë. Nëse beson se Perëndia të ka thirrur, përgjigjia jote duhet të jetë të përulesh me përulësi përpara Tij. Kur Engjëlli i Zotit i tha Zakarias së plakur se ai do të ishte babai i një djali që do të quhej Gjon Pagëzori, Zakaria ra përdhe dhe nuk lëvizi, deri në atë pikë sa njerëzit menduan se ai kishte vdekur.

Ezekieli kishte një libër në Bibël të emërtuar sipas tij. Kjo është jashtëzakonisht ngazëllyese! Megjithatë, kur Perëndia e thirri atë, ai ra përtokë dhe Perëndisë iu desh që t’i thoshte të ngrihej, duke i thënë: ‘O bir njeriu, çohu më këmbë dhe unë do të të flas’ (Ezekieli 2:1 KJV). Kur Gjoni i Zbulesës pa Jezusin që qëndronte në mes të shtatë kishave, ai shkroi: ‘Dhe kur e pashë, rashë para këmbëve të tij si i vdekur’ (Zbulesa 1:17 KJV). A arrin të dallosh një model këtu? Pali shkruan: ‘Ecni...me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim’  (Efesianëve 4:1-2 NKJV). Mendo për frazën ‘ec me Perëndinë’.

Në shoqërinë e kujt je? Të Perëndisë! A mund të mendosh për një thirrje më të lartë se kjo? Dhe sa më e lartë thirrja jote, aq më shumë do të përulesh në vlerësimin tënd. Përulësia nuk do të thotë të mendosh ulët për veten, por që të mendosh më pak për veten tënde. Jezusi e përmblodhi kështu: ‘Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet’. Sot, praktiko përulësinë!