Paqe që tejkalon logjikën njerëzore
3. dhjetor e mërkurë
“Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus” Filipianëve 4:7
Pavarësisht se me çfarë problemesh po përballesh, është mirë të dish se paqja e Perëndisë “që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus”. Autorja Lorie Newman ka thënë: “Për mua ajo paqe erdhi kur bashkëshorti im humbi punën ... Ne ishim një familje që varej vetëm nga një rrogë me shtatë fëmijë, një kredi dhe fatura. A do ta humbnim shtëpinë tonë? Si do ta ushqenim familjen tonë të madhe? Këto pyetje e mjegulluan mendjen time si tymi mbytës. Por në mes të gjithë kësaj, Perëndia i foli butësisht jetë zemrës sime të shqetësuar … papunësia vazhdoi. Në fakt, ajo vazhdoi për afro dy vjet. Por ditë pas dite, hap pas hapi, e vërteta e Fjalës së Perëndisë filloi që ta eklipsonte dëshpërimin dhe unë kisha një paqe të pabesueshme! Fjala e Perëndisë erdhi e gjallë si kurrë më parë ndërsa unë kaloja përmes ujërave të trazuara të asaj stine të vështirë të jetës. Unë kisha lexuar që Perëndia ishte siguruesi im, por unë fillova ta njihja dhe përjetoja atë si siguruesin tim! Ajo që duhej të ishte një kohë stresi i tmerrshëm … u bë një vend paqeje”.
Kur problemet ngrihen, reagimi ynë i natyrshëm është që të frikësohemi. Kur e bëjmë këtë, ne i hapim derën Armikut që të hyjë, të na nxjerrë nga shinat dhe të na bëjë të ndjehemi të viktimizuar. Vendosi në zemër këto fjalë të Jezusit: “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë [Mos e lejo veten të shqetësohesh dhe të trazohesh … mos e lejo veten të kesh frikë dhe… të trazohesh]” (Gjoni 14:27).

