Ji një nxitës (2)
12. Tetor E Martë

‘Duke fuqizuar shpirtërat e dishepujve dhe duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim’ Veprat 14:22 NKJV

Një nxitës ka aftësinë që të bëjë tre gjëra:
1) Të konfirmojë. ‘Dhe, mbasi ungjillëzuan atë qytet dhe bënë shumë dishepuj, u kthyen në Listra, në Ikon dhe në Antioki, duke fuqizuar shpirtërat e dishepujve dhe duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim, dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë’ (v. 21-22 NKJV). Një nxitës është një shtyllë e forcës në kohë të vështira. Ata e dinë se si t’i motivojnë të fortët që të vazhdojnë përpara kur ecja përpara bëhet e vështirë. Ata i hedhin një jelek shpëtimi të besimit besimtarit që po mbytet në një det dyshimi.

2) Të ngushëllojë. ‘Atëherë ata, si dolën nga burgu, hynë në shtëpinë e Lidias dhe, kur panë vëllezërit, i ngushëlluan; dhe ikën’ (Veprat 16:40 NKJV). Këtu, dhuntia e nxitjes tregohet në formën e tij më të mirë. Pali dhe Sila ishin akuzuar në mënyrë të rreme, ishin rrahur me kamzhikë dhe ishin hedhur në një birucë me duart dhe këmbët e lidhura në drunj. Kur fjala e kësaj ndodhie arriti tek kisha, besimtarët u pikëlluan shumë. Në mënyrë të jashtëzakonshme, pasi ata u çliruan në mënyrë mbinatyrore prej burgut, në vend që të kërkonin për përkrahje dhe ngushëllim, Pali dhe Sila shkuan në kishë dhe përkrahën dhe ngushëlluan të tjerët.

3) Të përballet. ‘I bëj thirrje Evodisë, bëj thirrje gjithashtu Sintikës, të jenë të një mendje në Zotin... ato, që kanë luftuar me mua në ungjill’ (Filipianëve 4:2-3 NKJV). Këto gra të spikatura në kishë nuk po shkonin mirë me njëra-tjetrën, kështuqë Pali mori përsipër rolin e paqebërësit dhe u përball me to. Ai u tregua miqësor, u tregua i drejtë, por ishte i vendosur. Edhe ti duhet të jesh po kështu.