Si të heqësh stresin
25. Tetor E Hënë

‘Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim’ Eksodi 33:14 CEV

 

Përgjigjiu me ndershmëri dhjetë pyetjeve të mëposhtme:

1) A je ndonjëherë i inatosur pa e ditur pse?
2) A punon shumë por ndjehesh i pavlerësuar?
3) A ndjehesh fajtor dhe jo produktiv kur gjendesh duke u relaksuar?
4) A po e gjen veten gjithnjë e më shumë duke bërtitur për të thënë mendimin tënd në vend që të flasësh me qetësi?
5) A e mban mend herën e fundit që ke qeshur me lot?
6) A je i rraskapitur pas një dite pushimi për shkak të gjithë detyrave që kishe për të bërë?
7) A priresh të hash më shumë kur je i tensionuar apo shumë i ngarkuar?
8) A je vazhdimisht duke u mbrojtur?
9) A vuan nga dhimbje koke dhe dhimbje stomaku të pashpjegueshme?
10) A ka shënime në fund të faqes lista jote e gjërave që duhen bërë?

Pra, si dole me testin? A je i habitur? Nëse je në harmoni me veten, nuk ke pse të habitesh. Simptomat e mbingarkesës së stresit nuk shfaqen menjëherë. Kur kompjuteri yt fillon dhe ngrin, ti e di që është koha për ta fikur dhe bërë formatim. Kur një dritë e kuqe ndizet tek ekrani i makinës tënde, ti as nuk do e çoje ndërmend ta injoroje atë. Kur ora fillon të ngecë, ti e di se është koha për të ndërruar bateritë! Thelbi i gjithë kësaj është: nëse vazhdon të injorosh shenjat paralajmëruese, stresi përfundimisht do të ndikojë në shëndetin tënd. Jezusi tha: ‘Zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë’ (Gjoni 14:27 AMPC).

Me fjalë të tjera, puno për të kontrolluar reagimet e tua. Ndalo së humburi paqen tënde për çdo gjë të vogël që shkon keq në jetën tënde. Kur nuk ka asgjë për të bërë rreth një situate, mëso t’i besosh Perëndisë, lëre të shkojë dhe ruaje gëzimin tënd.