Praktiko vetë-kontrollin
15. Shtator E Mërkurë

‘Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t’i bindeni atij në epshet e veta’ Romakëve 6:12 NLT

 

Pali shkruan: ‘Konsiderojeni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë. Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t'i bindeni atij në epshet e veta.  As mos i jepni gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete paudhësie, por tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë’ (v. 11-13 NLT). Nëse e lejon, trupi yt do të të çojë në rrugë të shtrembër. Nuk është se trupi yt është i lig, por ai ka disa orekse të caktuara që janë gjithmonë gati për t’iu përgjigjur stimujve përreth, të cilët janë tmerrësisht tërheqës dhe përkohësisht përmbushës.

Chuck Swindoll shkruan: ‘Jeta mbi tokë nuk asgjë më shumë se sa një varg momentesh...dhe unë nuk dua që dëshmia ime për Jezus Krishtin të shkatërrohet nga një moment i vetëm i kënaqjes së mishit tim. Unë nuk dua që një moment i zemërimit apo krenarisë sime apo lakmisë sime të hedhë hije mbi një jetë të tërë të ecur me Zotin. Sinqerisht, unë e kam frikë këtë lloj mundësie. Dhe e di çfarë? Unë dua ta kem frikë atë mundësi. Kur unë ndaloj së pasuri frikë atë – unë jam në rrezik të madh’.

Ndaj, si mund të merresh me orekset e tua mishore? E vetmja mënyrë është që ta bësh Fjalën e Perëndisë kodin tënd të sjelljes dhe të refuzosh të bësh kompromis. Dhe nëse ke nevojë për një model, nuk do të gjesh një më të mirë se Jezusi. Ai tha: ‘Në qoftë se dikush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten’ (Mateu 16:24 NIV). Çdo ditë, kërko për një mundësi për të mohuar vetveten në disa fusha të vogla. Ti do të habitesh se sa e vështirë është! Por shpërblimi vjen më vonë, kur ty do të të duhet ta mohosh veten në një fushë të madhe të jetës që përfshin shumë më tepër gjëra.