Beso tek Perëndia për gjëra të mëdha
22. janar e enjte
“Por nuk keni, sepse nuk kërkoni” Jakobi 4:2
Disa njerëz mendojnë se nuk duhet t’i kërkojmë shumë Perëndisë; përndryshe, quhet egoizëm. Por Perëndia do që ti të kërkosh. “Por nuk keni, sepse nuk kërkoni”. Nëse nuk po kërkon – atëherë nuk po e tregon besimin tënd. Jezusi tha: '”U bëftë sipas besimit tuaj” (Mateu 9:29). Ti duhet të mësosh të bësh lutje të guximshme dhe të presësh e t’i besosh Perëndisë për gjëra të mëdha. “Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin” (Psalmi 2:8). Kjo është një lutje e guximshme! Por nëse Perëndia të thotë që të lutesh, është për shkak se Ai është i gatshëm të të japë përgjigje. Ti mund ta kesh një ëndërr në zemrën tënde por nuk e di se si mund të ndodhë me të vërtetë.
Jezusi ushqeu pesëmijë veta me pesë bukë dhe dy peshq. Ai është Perëndia i shumimit. Ai mund të shumojë kohën tënde dhe të të ndihmojë të bësh më shumë. Ai mund të shumojë mençurinë tënde dhe të të ndihmojë të marrësh vendime më të mira. Ai mund të shumojë financat e tua: “Edhe ai që i jep farën mbjellësit dhe bukë për të ngrënë, ju dhëntë dhe e shumoftë farën tuaj” (2 Korintasve 9:10). Në vend që të kënaqesh vetëm me të mbijetuarit, Perëndia do që ti të lulëzosh. Një mentalitet mbijetese do të të largojë nga më e mira e Perëndisë. Hidhe tutje dhe thuaj: “Perëndi, ti premtove se ajo që është sajuar për të keqen time, ti do ta përdorësh për të mirën time (shiko Romakëve 8:28).
Unë mund të kem kaluar përmes zjarrit, urisë dhe përmbytjes, por e di që është koha ime e hirit. Është koha që unë të shoh më shumë nga mirësia jote në jetën time”. Besoji Perëndisë për gjëra të mëdha!

