Lutu për “Dituri nga lart”
5. shtator e shtunë

“Kurse dituria që vjen nga lart, më së pari është e pastër” Jakobi 3:17

Bibla thotë se dituria që vjen nga kjo botë është “tokësore, shtazore, djallëzore” sepse ajo vjen prej “ku ka smirë dhe grindje” dhe “trazirë dhe gjithfarë veprash të këqija” (v. 15-16). Dituria që ti ke nevojë vjen nga një burim tjetërz: “Kurse dituria që vjen nga lart, më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e bindur, plot mëshirë dhe fryte të mira, e paanshme dhe jo hipokrite” (v. 17). Njerëzit sot kanë akses tek një nivel i tillë njohurie sa asnjëherë tjetër në histori. Megjithatë, dituria duket praktikisht jo ekzistente. Fjalët e Palit drejtuar kishës së korintasve mund të na drejtohen neve shumë mirë: “Kështu midis jush nuk paska asnjë të urtë?” (shiko 1 Korintasve 6:5).

Ka një ndryshim të madh midis njohurisë dhe diturisë. Njohuria është akumulimi i fakteve dhe i informacionit. çdokush mund të akumulojë fakte. Problemi ynë është mungesa e diturisë; ne nuk jemi të aftë që t’i marrim faktet që kemi mësuar dhe t’i vëmë ato në praktikë në situata të vërteta të jetës dhe në momente nevoje. Nëse duhet ta vendosim në veprim besimin tone, atëherë ne kemi nevojë për “diturinë që vjen nga lart”. Si çifte ne duhet të ndërtojmë martesa të forta (shiko 1 Pjetrit 3:7). Si prindër, ne kemi nevojë për diturinë për të udhëhequr fëmijët tanë në rrugën në të cilën duhet të ecin (shiko Fjalët e Urta 22:6). Si biznesmenë të krishterë, ne kemi nevojë për të që të kemi sukses në treg (shiko Isaia 48:17). Nëse je i mençur, ti do të lutesh: “Zot, unë të ftoj që të punosh me mua, të punosh në mua, të punosh përmes meje dhe të punosh për mua.” Kjo është një lutje që Ai do t’i përgjigjet.