Bëhu një përkujdesës
21. Korrik E Mërkurë

‘Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to’ Mateu 9:36 NKJV

 

Bibla thotë: ‘Një drejtues i mirë motivon, nuk mashtron, nuk shfrytëzon’ (Fjalët e Urta 16:10 MSG). Jezusi ishte një drejtues i mirë. Ai i donte njerëzit, por Ai nuk i përdori kurrë ata për interesat e Tij. Ai ishte i zënë me punë, por kurrë aq shumë i zënë sa për të mos ndaluar dhe ndihmuar ata. Në lidhje me shëmbëlltyrën e Samaritanit të mirë, Jezusi tha: ‘Por një Samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri. Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdes për të’ (Luka 10:33-34 NIV). Vëre fjalët: ‘u kujdes për të’.

Për të drejtuar dikë ti duhet të jesh i aftë që ta ndikosh atë dhe ti e arrin këtë duke marrë kohë për t’u kujdesur për të. Nëse do që t’i ndihmosh njerëzit dhe t’i ndikosh ata pozitivisht, ti nuk mund të mos i pëlqesh apo nënvlerësosh ata, sepse ata do ta ndjejnë këtë. Ti duhet t’i duash dhe respektosh ata. Refreni i vjetër ‘shtiru dhe do ja dalësh mbanë’ nuk do të funksionojë; njerëzit e dinë nëse ti interesohesh vërtet ose jo. Mbase ti po vret mendjen se prëse duhet të marrësh përsipër një rol përkujdesës; në fund të fundit, a nuk është kjo diçka që ata duhet ta marrin diku tjetër, si p.sh. prej familjes së tyre?

Shumë njerëz me të cilët ti bie në kontakt përditë janë të dëshpëruar për të marrë inkurajim dhe fatkeqësisht, nëse ata nuk do e marrin prej teje, nuk ka asnjë tjetër që do t’jua japë atyre. Kur ti bëhesh një përkujdesës në jetën e një personi tjetër, ti ke një mundësi të vërtetë për ta ndikuar atë për mirë dhe për Perëndinë. Prandaj, bëhu një përkujdesës!