Perëndia do të punojë përmes teje (3)
23. nëntor e diel
“Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij” 2 Kronikave 16:9
Perëndia nuk është ngurrues apo indiferent kur vjen puna që ta tregojë veten të fortë. Përkundrazi, Ai “shikon tërë dheun” për njerëzit të cilët janë besnikë ndaj Tij që Ai të mund të zbulojë fuqinë e Tij përmes jetëve të tyre! Ja tre gjëra që duhet të dish për Perëndinë: (1) Ai është gjithmonë duke punuar në mënyra të mbinatyrshme në botën tonë dhe Ai ka shumë gjëra që do t’i përmbushë. (2) Ai është gjithmonë duke kërkuar për ortakë besnikë – njerëz të cilët duan atë që do Ai. (3) Ai gjithmonë i shtyn njerëzit të përgjigjen, por shumica e njerëzve nuk e vënë re ose e mohojnë.
Pyetje: Si do dukej jeta jote nëse do filloje të thoshe ‘po’? Një shërbestar shkruan: “Një jetë e prekur nga mrekullitë jo vetëm që është e mundur, jo vetëm e dëshirueshme, por është në qendër të vullnetit të Perëndisë për secilin prej nesh. Kur ne kënaqemi me pak, jetët tona humbin bukurinë, përmbushjen dhe qëllimin. Nevojat personale të njerëzve të cilët ne takojmë nuk vihen re. Nevojat ekstreme në komunitetet tona dhe rreth botës nuk përmbushen. Kur një brez i tërë kënaqet me pak, karakteri dhe motivet e Perëndisë vihen në pikëpyetje. Prania e tij e shkëlqyeshme sikur zbehet në botë. Por ti mund të bësh diçka për këtë. Ke lindur për të qënë ambasadori i Perëndisë, për ta bërë Atë të dukshëm çdo ditë (Shiko 2 Korintasve 5:20). Perëndia dëshiron ta tregojë Veten të fortë në ty, për ty dhe përmes teje, sepse çdo njeri që takon ka një nevojë që vetëm Perëndia mund ta përmbushë.

