Perëndia ka përgatitur më shumë për ty
15. qershor e hënë
“E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë” Osea 6:3
Zoti e kritikoi kishën e Efesit se “dashurinë tënde të parën e le” (shiko Zbulesa 2:4) dhe kishën e Laodicesë se ishte “e vakët dhe as e ftohtë dhe as e ngrohtë” (shiko Zbulesa 3:15–16). R. T. Kendall tha: “Kundërshtia më e madhe ndaj asaj që Perëndia do të bëjë në vazhdim vjen prej atyre që ishin në vijën e parë të asaj që Perëndia bëri më parë”.
Lexo me kujdes dhe me lutje këto Shkrime: “Mos thuaj: ‘Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?’, sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë” (Predikuesi 7:10). “Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë” (Fjalët e Urta 4:18). “E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë” (Osea 6:3). “Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t'ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë. Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t'jua kumtojë” (Gjoni 16:13-14). “M'u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di” (Jeremia 33:3). “Që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia, dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë” (Efesianëve 3:18-19). Fjala për ty sot është— Perëndia ka përgatitur më shumë për ty.

