Rruga për lart është poshtë
17. maj e diel

“Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë ne kohën e duhur” 1 Pjetrit 5:6

Perëndia nuk do ta tolerojë krenarinë nga askush. Nëse ata që e lartësojnë veten refuzojnë të përulen, ata nuk i lënë Zotit zgjidhje tjetër përveçse ta bëjë këtë për ta. Një ditë, krenaria e mundi Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisë: “Ndërsa shikoi përtej qytetit, tha: “Nuk është kjo Babilonia e madhe, që unë ndërtova si seli mbretërore me forcën e pushtetit tim dhe për lavdinë e madhërisë sime?” (Danieli 4:30). Kjo ishte një krenari e papërpunuar, e pastër dhe arrogante. Një vit më parë, Danieli i kishte thënë mbretit nëpërmjet interpretimit të ëndrrës së tij se duhej të ndryshonte rrugë. Por ai e kishte injoruar paralajmërimin e Danielit. Tani Perëndia tha se mjaft ishte mjaft dhe ia ndërpreu momentin krenar: “Këto fjalë ishin akoma në gojë të mbretit, kur një zë zbriti nga qielli: ‘Ty, o mbret Nebukadnetsar, të shpall: mbretëria jote të është hequr’” (Danieli 4:31). Gjatë shtatë viteve të ardhshme, Nebukadnetsari humbi mendjen dhe u reduktua në statusin e një kafshe në pyje. Ja ku e dekdisi krenaria!

Dikush dikur tha: “Një njeri i mbështjellë në vetvete është një paketim i vogël dhe i bukur”. Vetëm kur Nebukadnetsari e përuli veten, Perëndia pati mëshirë për të dhe ia ktheu mendjen dhe mbretërimin. Atëherë ai shpalli sovranitetin e Perëndisë mbi të gjithë mbretërit dhe mbretëritë: “Tani, unë Nebukadnetsari lëvdoj, lartësoj dhe përlëvdoj Mbretin e qiellit, sepse të gjitha veprat e tij janë të vërteta dhe rrugët e tij janë drejtësi; ai ka pushtet të poshtërojë ata që ecin me kryelartësi” (Danieli 4:37). Prandaj, ji i përulur!