Pickimi
9. Prill E Premte

“Por druaj se...mendja juaj...mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit” 2 Korintasve 11:3 NLT

A keni dëgjuar për milingonën e kadifejtë? Ajo ka një shtresë qimesh të imëta që ndjehen të lëmuara dhe të buta. Por e gjitha është një maskim. Nuk është aspak milingonë, por një grerëz pa krahë me një pickim të keq. Pasi u injekton viktimave të saj një helm, ajo vë vezët në trupat e tyre të paaftë për të lëvizur.

Një nga shqetësimet më të mëdha të Palit ishte që kisha, pasi ishte shpëtuar prej hirit, të kthehej mbrapsht për të jetuar nën ligjin e Dhjatës së Vjetër. Ai vazhdimisht i paralajmëronte ata për ta bazuar shpëtimin e tyre dhe marrëdhënien e tyre me Perëndinë në vetë performancën e tyre. “Por druaj se, ashtu si gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit. Sepse, po të vinte dikush dhe t'ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër që nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër që nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirë” (v. 3-4 NLT). Një Jezus tjetër! Një frymë tjetër! Sërish Pali paralajmëron: “Sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite” (v. 14 NLT).

Po, puna jote për Perëndinë mbi tokë përcakton shpërblimet e tua në qiell. Por ti do të shkosh në qiell vetëm duke besuar në punën përfundimtare të Krishtit. Askush në qiell nuk do të thotë: “Shiko se çfarë ka bërë Jezusi dhe unë!”. Legalizmi nuk do të të infektojë, por ai do të të bëjë të paaftë. Shërbenjësi skocez Horatius Bonar shkroi: “Në një jetë që se kam jetuar, në një vdekje që nuk e kam përjetuar; në jetën e një tjetri, në vdekjen e një tjetri unë vendos gjithë përjetësinë time”. Si e mbron veten kundrejt “pickimit”? Duke u varur vetëm tek hiri i Perëndisë.