Koha e reagimit tënd ka rëndësi
20. gusht e enjte
“‘Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?’. Unë u përgjigja: ‘Ja ku jam, dërgomë mua!’” Isaia 6:8
A i mban mend dhjetë spiunët që dyshuan në aftësinë e Perëndisë për të përmbushur premtimin e Tij dhe i dekurajuan izraelitët që të hynin në Tokën e Premtuar? Dyshimi i tyre ishte kaq i ofendueshëm për Perëndinë — Ai tashmë u kishte treguar fuqinë e Tij përmes eksodit nga Egjipti dhe ndarjes së Detit të Kuq — saqë Perëndia kreu gjykimin menjëherë. Të nesërmen, izraelitët ndryshuan mendje. Por ishte tepër pak, tepër vonë. Një ditë vonesë u kushtoi atyre dyzet vjet! Ata e humbën Tokën e Premtuar, sepse koha e tyre e reagimit ishte shumë e ngadaltë. Kjo nuk do të thotë që duhet të jetosh në frikë nga humbja. Në fund të fundit, Perëndia është Perëndia i mundësive të dyta (shih Jona 3:1).
Por kupto mirë këtë: mosveprimi është një veprim dhe mungesa e besimit është një vendim. Kur ke të bësh me Perëndinë, koha jote e përgjigjes ka rëndësi të madhe. Shërbimi i Palit filloi kur ai pati një përvojë që i ndryshoi jetën me Krishtin në rrugën për në Damask. Menjëherë ai ra në gjunjë dhe thirri: “Zot, çdo ti të bëj unë?” (Veprat 9:6). Në librin e Isaias, kur qielli u hap dhe Perëndia tha: “Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?” Menjëherë profeti Isaia tha: “Ja ku jam, dërgomë mua!” Dhe ai tha: “Shko dhe i thuaj këtij populli…” (Isaia 6:8-9). Ti nuk ke pse të shkosh përpara Perëndisë dhe ti nuk do të mbetesh pas Tij. Ajo që duhet të bësh është të kapësh mundësitë që Ai të jep aq shpejt, aq vendosmërisht dhe aq guximshmërisht sa është e mundur. Koha e reagimit tënd ka rëndësi.

