Jeto jetën e kryqëzuar
24. shtator e enjte

“Unë jam kryqëzuar me Krishtin” Galatasve 2:20

Pali shkroi: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.” Është e vështirë të ofendohesh kur je i vdekur. Është e vështirë të zemërohesh, të mërzitesh apo të depresionohesh gjithashtu. Pse? Sepse je i vdekur! Dita që ti e vendos besimin në Krishtin është pikërisht dita kur vetja jote e vjetër vdes. Dëshirat e tua, ëndrrat e tua dhe planet e tua vdesin. Personi që futet poshte ujërave të pagëzimit nuk është më i njëjti person që del lart prej tyre. Ti je një krijesë e re në Krishtin. Sigurisht që ti duhet të futesh në këtë identitet të ri çdo ditë. Pali tha: “Përditë unë po vdes” (1 Korintasve 15:31).

Jezusi tha: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë” (Luka 9:23). Fjala kyçe në të dy vargjet është “çdo ditë”. Ka një liri të madhe në këtë vdekje të përditshme. Performanca jote nuk është më një deklaratë e vlerës që ti ke. Nuk ke më gjë për të humbur për shkak të egos tënde. Reputacioni yt nuk është më në rrezik. Ti po jeton për miratimin e Tij – që është Zoti! Prandaj, Pali mundi të shkruante: “Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota” (Galatasve 6:14). Më pas, për të forcuar qëndrimin e tij, ai shkroi: “Sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë” (Kolosianëve 3:3).