Lumturia e parë
21. mars e shtunë

“Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve” Mateu 5:3

Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh “skamës në frymë”? Kjo frazë nuk ka të bëjë fare me financat apo statusin. Do të thotë që ti bëhesh i vetëdijshëm për boshllëkun tënd shpirtëror - se pa Zotin nuk je asgjë, nuk ke asgjë dhe nuk mund të bësh asgjë me pasoja ose përfitim të përjetshëm. Të jesh skamës në frymë do të thotë që e di se e gjithë vetëdrejtësia jote është si leckë e ndyrë dhe të gjitha arritjet e tua vetë-lëvizëse janë afatshkurtra dhe kalimtare në rastin më të mirë (shiko Isaia 64:6). Të jesh skamës në frymë do të thotë që e di që ke nevojë për Zotin.

Pse kjo do të të bënte të "bekohesh"? Sepse je i hapur për të marrë dhuratën falas të shpëtimit të Perëndisë dhe për të lejuar që Fryma e Shenjtë të veprojë në jetën tënde. Je i gatshëm të përulesh dhe të lutesh: “Zot Jezus, kam nevojë për Ty. Të pranoj Ty si Shpëtimtarin tim. Dua t'ia dorëzoj jetën time vullnetit Tënd dhe t’i bëj gjërat sipas mënyrës Tënde, për lavdinë e Emrit Tënd”. Nëse je skamës në frymë, je i gatshëm ta deklarosh veten të falimentuar frymërisht. Dhe duke vepruar kështu, e lë krenarinë tënde të shpirtit, krenarinë tënde të vullnetit, krenarinë tënde të intelektit dhe krenarinë tënde të zemrës tek këmbët e Jezusit. Nëse je skamës në frymë, ti e hap veten ndaj mëshirës dhe hirit shpëtues të Perëndisë. Si pasojë, je në gjendje të hysh në mbretërinë e Perëndisë dhe të gëzosh të gjitha përfitimet dhe bekimet e saj. "Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve" do të thotë që mund të lutesh sinqerisht: "Zot, unë e pranoj varësinë time të plotë nga Ti".