Jeto Fjalën e gjallë
27. prill e shtunë

“Kam më tepër zgjuarsi … sepse respektoj urdhërimet e tua” Psalmi 119:100 NKJV

Ekspozuesi i Biblës, Eugene Peterson, autor i Mesazhit, thotë: “Fjalët e printuara në faqet e Biblës sime japin dëshmi për zbulesën e gjallë dhe aktive të Perëndisë së krijimit dhe shpëtimit, Perëndisë së dashurisë që u bë Fjala e bërë mish në Jezusin dhe është mirë për mua që të mos e harroj. Nëse në leximin e Biblës sime unë e humbas këtë gjallëri, nëse dështoj që ta dëgjoj këtë Jezus të gjallë, t’i nënshtrohem sovranitetit të Tij dhe t’i përgjigjem dashurisë së Tij, unë bëhem arrogant në njohurinë time dhe jopersonal në sjelljen time. Një sasi e madhe dëmi bëhet në emër të jetesës së krishterë nga leximi i keq i Biblës. Caveat lector, ‘lexuesi le të jetë i vetëdijshëm’”. Nuk është e mjaftueshme që ta lexosh Fjalën e Perëndisë çdo ditë, ti duhet t’i praktikosh parimet e saj vazhdimisht.

Psalmisti shkruan: “Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën. Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi … Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime. Kam më tepër zgjuarsi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua. Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde. Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar. Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time. Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti. Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim” (Psalmi 119:97-105 NKJV). Bibla bëhet një fjalë e gjallë kur ti vendos që të jetosh sipas parimeve dhe urdhërimeve të saj çdo ditë.