“Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time” Psalmi 40:1
25. nëntor e martë
Si të dalësh nga rutina
A ke parë ndonjëherë një kavje që vrapon brenda një rrote? Kavja sheh jashtë kafazit të tij prej xhami dhe shikon lirinë, kështu që vendos të vrapojë për të. Por pas pak kohe, kupton se nuk po shkon gjëkundi, kështu që vrapon më shpejt. Ai vrapon derisa lodhet dhe nuk vrapon dot më. A mund ta gjesh se kush është kavja? Ti je përpjekur për vite të tëra ta thyesh zakonin, e megjithatë sot je në të njëjtin vend ose më keq. I ke bërë premtim vetes të heqësh dorë nga zakonet e tua të këqija ose të kesh një martesë më të mirë, ose të stërvitesh për të qënë më i shëndetshëm, ose për të përmirësuar financat e tua. Megjithatë, je në të njëjtën pozitë. Pse? Sepse po përdor metodën e gabuar! Nuk mund të ndryshosh vetë.
E vetmja mënyrë që kavja të gjejë lirinë është nëse pronari i tij e merr atë nga kafazi. Ai ka nevojë për dikë më të madh se vetja, me fuqi më të mëdha. Davidi tha: “Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time. Më nxorri jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia. Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t'i besojnë Zotit. Lum ai njeri që i beson Zotit dhe nuk u drejtohet krenarëve dhe as atyre që marrin rrugë të keqe duke u dhënë pas gënjeshtrës” (vargjet 1-4). Mënyra për të dalë nga rutina është t’i thërrasësh Perëndisë dhe Ai do të të çlirojë.

