Trupi yt i ri i ringjalljes (1)
18. dhjetor e enjte
“Po Perëndia i jep trup si të dojë” 1 Korintasve 15:38
Benjamin Franklin, i cili ishte piktor, shkroi një epitaf për varrin e tij. Edhe pse nuk përfundoi në gurin e tij të varrit, ka kaluar në histori për zgjuarsinë dhe mençurinë e tij. “Trupi i Benjamin Franklin, shabllon; (si kopertina e një libri të vjetër, pa faqe brenda dhe pa shkronja), prehet këtu, ushqim për krimbat. Por puna e tij nuk ka për të humbur, sepse siç besonte ai, do të shfaqet sërish, në një version të ri dhe më elegant, të ripunuar dhe të korrigjuar nga Autori”. Çfarë mënyrë e mrekullueshme për të përshkruar atë që do të na ndodhë një ditë.
Apostulli Pal përdori farat si metaforë: “Por do të thotë ndonjë: ‘Si ringjallen të vdekurit, edhe me ç'trup do të vijnë?’. O i pamend! Atë që ti mbjell, nuk ngjallet, nëse nuk vdes përpara. Dhe atë që mbjell, ti nuk mbjell trupin që do të bëhet, por një kokërr të zhveshur, ndoshta nga grurë ose ndonjë farë tjetër. Po Perëndia i jep trup si të dojë, secilës farë trupin e vet” (vargjet 35-38). Një pastor shpjegon: “Kur ti mbjell në kopshtin tënd, mund të hedhësh një kokërr misri dhe ta mbulosh me dhe. Kur del nga toka, do të jetë akoma misër; e njëjta gjë në thelb. Por ajo që del nga toka nuk është kokrra. Është i gjithë kërcelli. Është më i madh, më i mirë dhe më mbresëlënës”. Dhe trupi yt i ri në ringjallje do të jetë më i mirë se trupi yt i vjetër, siç është kërcelli më i mirë se fara; do të jetë një trup i bërë specifikisht për jetën e përjetshme.

