Mëso të mendosh “drejt”
18. Tetor E Diel

“Mendimet e të drejtëve janë drejtësia” Fjalët e Urta 12:5 NKJV

Mendja jote mund të punojë për ty ose kundra teje. Kur ajo punon për ty, ajo të ndihmon që të qëndrosh pozitiv, të arrish qëllimet e tua dhe të shijosh çdo ditë. Por kur ajo punon kundra teje, mund të të bëjë negativ dhe të dekurajuar, mund të të mbajë mbrapa dhe të të shtyjë të kesh mendime që rezultojnë në vetë-sabotazh. Prandaj, mësoji mendjes sate që të punojë për ty dhe jo kundra teje. Një mënyrë e rëndësishme për ta bërë këtë është që të marrësh një vendim të qëllimshëm se ti do të fillosh të mendosh pozitivisht – ne termat e besimit, jo të frikës. Tani, truri yt nuk do të jetë në gjendje që ta përmbushë këtë rol të ri brenda natës. Ti mund të jesh duke i kërkuar që t’i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor dhe kjo kërkon kohë. Por ji i vendosur që me këmbënguljen tënde dhe me ndihmën e Perëndisë, në vend që të punojë kundra teje, truri yt do të punojë për ty dhe do të bëhet një forcë pozitive në jetën tënde. Dr. Caroline Leaf, një neuro-shkencëtare konjitive, tregon se trurit i duhen tetëmbëdhjetë vite që të rritet dhe një jetë të tërë që të maturohet. Mos e ler pas dore këtë të vërtetë! Ndërkohë që çdo organ në trupin tënd ishte i formuar plotësisht në momentin që ti u linde dhe u bë më i madh ndërsa trupi yt u rrit, trurit tënd faktikisht i duhen tetëmbëdhjetë vite për t’u rritur. Dhe në momentin që është formuar plotësisht, ai vazhdon të maturohet deri në ditën që ti vdes. Kjo do të thotë se nuk ka rëndësi se çfarë moshe ke, truri yt është ende duke u rritur. Ky është lajm fantastik, sepse do të thotë që nuk ke pse të qëndrosh i ngecur në modelet e tua të vjetra apo të gabuara të të menduarit. Truri yt është ende duke u maturuar, gjë që do të thotë se ti ende mund të përmirësohesh në të menduarit tënd. Ashtu siç thotë Bibla: “Mendimet e të drejtëve janë drejtësia”.